Dita e sotme ka nisur me disa aksident në Shqipëri. Pas aksidentit të Fierit dhe Tiranës, një tjetër aksident ka ndodhur në Vlorë.
Këtë herë në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Mjeti është përplasur motorin, drejtuesi i të cilit ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore përkatëse. Ende nuk dihen personat e përfshirë në aksident apo shkaqet.
Policia në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, një makinë ka humbur kontrollin duke përfunduar në oborrin e një shtëpie
Si pasojë ka përplasur për vdekje 23 vjeçaren me iniciale M.S, në banesën e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e këtij aksidenti fillimisht është plagosur një 23-vjeçare që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, vajza ka ndërruar jetë në spital.