-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia vendos pankarta: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës

Kryesoret

Që nga mëngjesi i sotëm, në të gjitha pikat kufitare serbe që lidhen me Kosovën janë vendosur afishe ku thuhet se marrëveshja për qarkullim me dokumente të Republikës së Kosovës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë.

Në njoftim thuhet se përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Republika e Kosovës është mundësuar vetëm për arsye praktike, për hir të lirisë së lëvizjes dhe se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

Në afishe gjithashtu theksohet se përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore të Kosovës nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Afishet janë postuar një ditë para fillimit të aplikimit të ujdisë janë shkruar në serbisht dhe anglisht. Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit