Sot kryeministri Edi Rama bëri një prapaktheu të fortë duke vendosur rihapjen e basteve që mbylli me ligj katër vite më parë. Opozita ka reaguar.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kjo nuk po bëhet për sportin sikur thotë qeveria. Ai u shpreh se ky është një tjetër monopol që kërkon të marrë në dorë familja Rama.
“Ky vendim është tregues i koherencës së jashtëzakonshme, i një delenxhiu, që me shqetësimin për të ruajtur fëmijët vendosi mbylljen dhe tani gjen një alibi sikur do hallin që të ndihmojë sportin.
Kush e pengoi 10 vite këtë për të ndihmuar sportin? Vodhi me investime publike të fryra dhe inceneratorët.
Është thjesht për të vendosur monopolin e familjes së tij për lojërat e fatit dhe bixhozin” tha Meta.