Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë pas dyshimeve për vjedhjen e 150,000 lekëve në një kazino dhe plagosjen e një 41-vjeçareje me thikë.
Pas një hetimi të realizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë, bazuar në pamjet filmike dhe prova të tjera, autori, Denis Zeneli u identifikua dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Storm 25”.
Gjithashtu, ai dyshohet se ka plagosur E. D. në bashkëpunim me Xh. Th. për motive të panjohura.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.