-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi, kryetari i SBASHK-ut nuk ka të drejtë t’i mbyllë shkollat

Kryesoret

Ministria e Arsimit ka thënë se nesër më 1 shtator fillon viti i ri shkollor, derisa shton se ky fillim vit “vihet në pikëpyetje për shkak të grevës së deklaruar nga BSPK-ja, së cilës i është bashkëngjitur edhe SBASHK-u”.

Ndër të tjerash, në këtë komunikatë thuhet se askush, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave.

Siç thuhet në njoftim, “presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

“Kryetari i SBASHK-ut dhe askush tjetër përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk ka të drejtë të shpallë mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, as t’i pengojë të punojnë ata që duan të punojnë.  Presionet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme. Ndërkaq, spekulimet se, me ardhje në shkollë, mund të cenohet siguria e fëmijëve nuk kanë asnjë bazë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit