Mëngjesin e sotëm, një makinë ka humbur kontrollin duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.
Si pasojë Sajmir Taci ka humbur kontrollin nga rruga, duke përfunduar në oborrin e një banese. Për pasojë, Taci përplasi për vdekje 23-vjeçaren Marjana Seitaj,
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e këtij aksidenti fillimisht është plagosur një 23-vjeçare që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, vajza ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se Taci ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.