Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.
Ministri Bledi Çuçi u shpreh pas ngjarjeve të fundit kërkohet një reagim më i fortë dhe menaxhim më efikas.
“Qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të policisë që lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishim vendosur.
Kryesisht me situatën e krijuar në muajt e fundit, që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe menaxhim efikas.
Për momentin detyrat do i ushtrojë n/drejtori i policisë deri në emërimin e drejtorit të ri.
Ndryshimi i menaxhimit përmes shkarkimit të drejtorit është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit” tha ai.
Gledis Nano nuk arriti të mbyllte vitin në krye të policisë së shtetit. Kështu pas Artan Didit, Haki Çakos dhe Ardi Veliut, Rama shkarkoi edhe Gledis Nanon.