-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I pari në botë: Ky vend ndalon modelet e huaja në reklama, por pse?

Kryesoret

Rregullatori i reklamave në Nigeri njoftojë se do të ndalojë përdorimin e modeleve dhe artistët voice-over të huaj (kur në një reklamë/film dëgjohet zëri i një personazhi të padukshëm) në reklamat televizive të bëra në vend.

Lëvizja, e cila është e para në botë e këtij lloji, do të hyjë në fuqi në tetor dhe pason premtimin e Qeverisë Federale që synon të zhvillojë talentet lokale, të nxisë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të promovojë industrinë e reklamave në Nigeri.

The Times of London raporton se ndalimi do të përfshijë të gjithë jo-nigerianët, si dhe një numër aktorësh perëndimorë, të bardhë, të cilët janë shfaqur rregullisht në reklamat televizive të vendit.

“Të gjitha reklamat dhe materialet e komunikimit të marketingut të synuara ose të ekspozuara në hapësirën e reklamave nigeriane duhet të përdorin vetëm modelë dhe voice-over nigerianë,” deklaron Këshilli Rregullator i Reklamimit të Nigerisë (ARCON).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit