-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina reagon me zemërim ndaj akuzave të OKB-së për abuzimin e të drejtave të ujgurëve

Kryesoret

OKB-ja akuzon Kinën për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, që mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”, në një raport që pritej prej kohësh, i cili shqyrton sulmet ndaj ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane.

Për disa vite, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën se ka çuar mbi një milion pjesëtarë të grupeve të pakicave në kampe internimi, ku shumë kanë thënë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe janë detyruar të braktisin gjuhën dhe fenë e tyre. Kampet janë vetëm një pjesë e asaj që organizatat e të drejtave të njeriut e kanë quajtur një fushatë të pamëshirshme kundër ekstremizmit në provincën e largët perëndimore të Xianjianut, që përfshinte gjithashtu politika drakoniane të kontrollit të lindjeve dhe kufizime në lëvizjen e njerëzve.

Raporti nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut vërteton kryesisht raportimet e mëparshme nga studiuesit, grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat, duke iu shtuar akuzave peshën që ka OKB-ja.

Megjithatë, mes ujgurëve që kanë ikur nga Kina, pati një ndjenjë lehtësimi që raporti më në fund u publikua, pasi shumë ishin të shqetësuar se ai nuk do të botohej kurrë. Disa e panë atë si një mbështetje të kauzës së tyre.

Grupet e të drejtave të njeriut, Japonia dhe Gjermania gjithashtu e mirëpritën raportin, i cili ishte bllokuar për shkak të përplasjeve mes Kinës dhe vendeve kryesore perëndimore, si dhe grupeve të të drejtave të njeriut, që kanë kritikuar vonesat e përsëritura në publikimin e dokumentit. Shumë diplomatë në Gjenevë besojnë se raporti ishte shkruar që para një viti./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit