-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orët e nxehta të merkatos, po tentohen lëvizje të mëdha

Kryesoret

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së verës, lëvizje të bujshme pritet të ndodhin.

Një nga klubet që nuk ka arritur të plotësojë organikën e saj është Chelsea.

Pas largimit të Abramovich ka shpenzuar pa fund në merkato, por në fazën sulmuese s’i ka gjërat në terezi.

Mësohet se Neymar i është vetëofruar bluve të Londrës, të cilët e kanë mendjen diku tjetër.

Mësohet se ata po tentojnë deri në minutën e fundit Leao-n, për të cilin Milani ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh.

Një nga emrat që është përfolur më shumë në këto muaj të nxehtë është ai i Cristiano Ronaldos, i cili duket i destinuar ta shohë Champions League nga televizori këtë sezon.

Ai po tenton të largohet nga Djajtë e Kuq, por alternativat mungojnë, madje u refuzua edhe nga klubi nga ku doli si futbollistë, Sportingu.

Sa i përket futbollistëve shqiptarë, Armando Broja dhe Nedim Bajrami janë emrat më të përfolur për ndryshim ekipi, edhe pse situata e tyre thuajse është konsoliduar në këto ditë, te Chelsea e Empoli.

Megjithatë, dita e fundit e merkatos së verës gjithmonë është e mbushur me lëvizje surprizë të cilat me shumë mundësi nuk do të mungojnë edhe sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit