-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve, portal i Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas reagimit të ‘Autoritetit të Dosjeve’ për ish-Presidentin Ilir Meta.

Blushi e quan ‘Autoritetin e Dosjeve’, autoritet të manipulimit ndërsa shton se ata shërbejnë si portal shtesë i kryeministrit Rama dhe Bashkisë së Tiranës.

“Autoriteti Manipulimit të Dosjeve vazhdon të shërbejë si Portal shtesë i Kryeministrit dhe i Bashkisë së Tiranës.

Garancitë e integritetit të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë nën nivelin e e-mail anonim që i vuri në lëvizje urgjente. Veprat penale janë aty dhe deri tani janë 6 të tilla.

Anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve janë sot nën akuzë penale për dhunimin e ligjit dhe manipulimin e së vërtetës, të cilën e dinë shumë mirë, por e kanë falsifikuar dhe shtrembëruar në shërbim të urdhrit të Edi Ramës dhe qëllimeve të tij politike.

Propaganda nuk i shpëton dot anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve por vetëm sa jua rëndon akoma më shumë situatën secilit prej tyre, që ndërmori hapin e gabuar të shkeljes flagrante të ligjit.

Akuzat janë asgjesuese dhe të pakapërcyeshme dhe shpjegimet këta anetarë manipulatorë dhe të përdorur do t’i japin deri në fund para drejtësisë”, shkruan Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit