13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau vëllanë dhe kunatën, avokati e justifikon: Lirojeni, është me ilaçe

Kryesoret

Gjykata e Tiranës vendosi sot të lerë në burg Arsen Muskurtin për vrasjen e vëllait dhe kunatës pas sherrit për pronën.

Avokati i vrasësit kërkoi një masë më të butë. Ai kërkoi vetëm 30 ditë burg duke e justifikuar me gjendjen mendore.

Më tej, ai tha se ishte vetë autori që u dorëzua dhe nuk tentoi të arratiset.

“Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime nga mediat që ka dashur të ikte në Dibër me bashkëshorten, por është dorëzuar vetë.

Më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arsenin. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha procedurat pasi kishte kryer krimin.

Ndërsa sot deklaroi që duhet të mbrohet vetëm me avokat. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim.

Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin.

Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit