Në muajin korrik, televizionit News24 i ka shkuar një urdhër për të liruar godinën.
Gazetarja e televizionit në pronësi të Irfan Hysenbelliut, tha se urdhri është kundër vendimit të gjykatës. Për këtë i kërkoi një prononcim Sali Berishës.
Ish-kryeministri tha se duhet të zbatohet vendimi i gjykatës që është mbi urdhrin administrativ.
“Duhet të zbatohet vendimi i gjykatës, nëse e ka rrëzuar duhet të zbatohet vendimi i gjykatës.
Nuk e kam parasysh e kujt është godina, por urdhri i gjykatës prevalon mbi cdo urdhër. Ky është si rregull” tha ai.