-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kafshoni buzën? Kujdes! Mund të jetë problem shëndetësor

Kryesoret

Për shumicën e njerëzve, ky është një zakon i padëmshëm, por ndonjëherë kafshimi i buzëve mund të tregojë një problem shëndetësor.

Artriti në nofull

Kur artriti prek nofullën mund të keni ndryshimë në formë, inflamacion, probleme me hapjen dhe mbylljen normale të gojës. Nëse përveç kafshimit të buzëve vëreni një dhimbje kur lëviz nofullën si dhe dhimbje koke apo dhëmbi, ka shumë gjasa që të keni edhe artrit të nofullës.

Kërcitja e dhëmbëve

Bruksizmi, ose kërcitja e dhëmbëve, mund të kontribuojë gjithashtu në deformimin e nofullës, duke çuar në kafshimin e buzëve pa dashje. Njerëzit që vuajnë nga bruksizmi shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme shtrëngojnë nofullën e tyre gjatë natës ose gjatë gjumit. Një tjetër simptomë e kësaj sëmundjeje është dhimbja e kokës.

Malokluzioni

Malokluzioni ose “kafshimi i keq” është një nga problemet më të zakonshme dentare. Kur keni malokluzion, dhëmbët tuaj të sipërm dhe të poshtëm nuk përputhen kur mbyllni gojën. Mjekët shpjegojnë se nëse nofulla nuk është e pozicionuar siç duhet, personi shpesh kafshon buzën. Kjo ndodh, për shembull, kur nofulla e sipërme dhe e poshtme nuk kanë të njëjtat përmasa ose ka dhëmbë të tepërt ose kur mungojnë ose kanë formë të çrregullt.

Ankthi apo depresioni

Njerëzit që kafshojnë buzët shpesh vuajnë nga ankthi ose depresioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit