Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ishte njëri nga disa politikanët që u paraqitën mëngjesin e sotëm në resortin në Golem, në pronësi të “Hysenbelliu Group”, ku ndërhyri IKMT.
Peza, aktualisht drejtor i medias “Panorama”, akuzoi Ramën për sulm ndaj medias. Ai tha se nuk kas asnjë shkelje të ligjit por ka një shantazh të pastër politik.
Më tej shtoi se është një goditje për shkak të qëndrimeve të mbajtura.
“Të gjitha provat fakte qëndrimet , hapat e hedhur dhe kjo mënyrë arrogante dhe kundërligjore për këtë aksion të sotëm të çon tek ky konkluzion.
Sulm kundër fjalës së lirë, medias dhe grupeve që nuk janë rreshtuar pro qeverisë. Kanë ardhur këtu për të parë modelin e suksesit. Besoj se kanë qenë në dijeni të ligjshmërisë së plotë, është me leje ndërtimi që në 1996 dhe ka leje të firmosura nga të gjithë kryeministrat . Nga firma e Berishës, Nanon dhe kryeministrit Rama.
Rruspat janë pas shpinës sonë dhe ato flasin vetë pa komentin tonë. Askush nuk e ka fituar betejën me median, jo vetëm në Shqipëri. Fjala e lirë në sisteme demokratike ka triumfuar gjithmonë. Këtë betejë me median se ka fituar as Sali Berisha, as Nano, as Meta dhe Pandeli Majko dhe nuk do ta fitojë as Edi Rama”, tha Peza.