Në një periudhë krize energjetike, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është krijuar një Task Forcë, e cila do të kontrollojë lidhjet e paligjshme.
Mësohet se kjo Task Forcë do të nisë nga puna javën e ardhshme, ndërsa do të drejtohet nga ish-drejtori i IKMT, Ajet Zyberi.
“Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë”, mbyllet reagimi”, njoftoi Ministria e Brendshme.