-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë, kërcënime dhe arratisje, arrestohen dy ‘shpëtimtarët’ e 39-vjeçarit

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e Spartak Çelës, i akuzuar për ngjarjen e një ditë më pare ne fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Te dy bashkëpunëtorët e arrestuar sipas policisë kanë ndihmuar Çelën me një mjet për largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

Policia gjithashtu ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur me shoferin e një grupi task force ardhur nga Tirana për kontroll të familjeve me ndihmë ekonomike në fshatrat e njësisë administrative Velcan të Bashkisë së Pogradecit.

Sipas policisë, 39-vjeçari Spartak Çela person në kërkim prej dy ditësh për një ngjarje të mëparshme nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shtetasit V.I 54 vjeç ti dorëzojë dy celularet dhe orën e dorës, gjë e cila nuk është pranuar nga drejtuesi i mjetit të Task Forcës.

Policia është vënë në kërkim të 39 vjecarit Çela por deri tani nuk ka arritur ta vendosë në pranga.

Çela prej dy vitesh fshihet në zonën e Velcanit pasi kërkohet nga policia si i akuzuar për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit