Gjobat në Land Rover, janë bërë shkak për një sherr banal në Bulqizë. Pronari i makinës së bashku me dy shokët e tij kanë dhunuar oficerin e policës.
Të tre këta persona janë arrestuar nga policia.
Edison Lici, Qemal Lici dhe Igli Lici, janë tre të arrestuarit të cilët dhunuan policinë.
“Patrulla e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup,” ka njoftuar policia.