Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një bilanc të punës për muajin gusht një ditë para emërimit në krye të Ardi Veliut.
5 punonjës policie janë arrestuar dhe 26 të tjerë po hetohen nga prokuroria gjatë muajit gusht.
Gjatë këtij muaji ka pasur 102 ankesa nga qytetarët të cilët shprehin pakënaqësi më shumë për punonjësit e rendit.
44 ankesa janë bërë për strukturën e Rendit e Sigurisë Publike dhe 29 ankesa për strukturën e Policisë Rrugore.
Rastet më të rënda të shënuara gjatë këtij muajit gushtë janë dy.
Arrestimi më 2 gusht për veprën penale vrasje me dashje të komisar Arjan Tases pas aksidentit me gomone në plazhin e Potamit.
Gjithashtu edhe arrestimi i agjentit Jeton Lami më 24 gusht pasi rezulton se ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn.
Gjatë kësaj vere në pranga kanë rënë 24 punonjës policie dhe kanë nisur hetimet 105 të tjerë.