Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me sindikatat, duke thënë se komunikimi në distancë me mësuesit në këtë krizë është veçse ofendim.
Abdixhiku ka thënë se komunat e mësimdhënësit janë vet shteti. Ai ka thënë se pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit pa arrogancë e pa hezitim.
Sa i përket Pakos për përballje me inlfacionin, Abdixhiku ka thënë se është veç improvizim.
“Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, ka shkruar Abdixhiku.