Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin mbrëmë pas mesnate u arrestua.
Sipas konfirmimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:40, kur është raportuar se polici është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.









