-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I sfidoi hapur dhe doli në rrugë! Mesazhi i killerave për vrasjen e shkodranit

Kryesoret

Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores u ekzekutua dje në Shkodër. Bajram Çekorja katër ditë para se ta vrisnin, pasi doli në media për të mbrojtur të birin duke e shfajësuar për akuzat sfidoi shtetin dhe bandat.

Ai u shpreh se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë. Më pas kishte një mesazh të qartë për bandat duke i sfiduar hapur.

“Nuk i kam frikë më kanë përditë në rrugë të madhe. Nuk i kam në listë. Nuk dua t’ja di a janë gjallë apo vdekur. Ta dinë mirë. As ata dhe as shtetin nuk i kam frikë.

Kështu hajnash që kanë vjedhur tërë jetën lopë nuk i kam frikë hiç” tha ai. Por katër ditë më pas, dje e ekzekutuan në mes të ditës duke i treguar çfarë janë të aftë të bëjnë.

Pista e parë ku po hetohet lidhjet me hakmarrjen. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.

25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekorja, që është djali i viktimës së djeshme dhe Tonato Fushën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit