Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dje se tashmë që është zhdukur Ervis Martinaj, në krye të industrisë së basteve do të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit.
“E vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, Ervis Martinajt, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama” tha ai.
Por gazetari Flamur Vezaj shton në listë edhe dy emra të tjerë. “Bixhozi, te fala Olsit, Gaz Demit e Don Dukes me shok se i duhen leket” shkruan ai.
Për fatin e biznesmenit Martinaj, ai është i qartë. “Martinaj, akoma besoni qe e kane rrembyer e vrare!???!
Ai nuk beson asnje person, as familjaret e tij dhe per kete fakt eshte “vetzhdukur” me shume gjasa ne Kosove!
E gjithe kjo lufte ne media, me burime e konspiracion, mendoje se behet qe ai te dal nga strofulla qe “armiqte” ta gjejne! Kaq!
Eshte nje intrige e vjeter!! Nuk eshte Martinaj me i rrezikshmi e me krimineli se ata ndertues biznesmen ne Tirane qe kane kap politikanet Dhe i kane tredhur!
Martinaj bente zhurme ku shkonte dhe “urdheronte” tjeret te sulmonin per ate se vet e fshihte doren!
E keshtu ka bere leke edhe me ndihmen e qeverise se atij “non grates” mos harroni! Gjithesesi presim e presim se do te dal se jane shume qe po e kerkojne! Armiqte, familja, ortaket, shoket etj etj” thotë Vezaj.