Katër persona u plagosën sot si pasojë e një aksidenti.
Një makinë tip “Toyota” u aksidentua sot rreth orës 14:10 në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Makina drejtohej nga E. M. 30-vjeçe, banuese në Tiranë.
Për një moment vajza ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët.
H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.