Dzani Topali, biznesmeni 46-vjeçar nga Shqipëria është zhdukur mbrëmjen e djeshme në Rodos, në Greqi.
Automjet i tij tip Honda u gjet me xham të hapur dhe pa çelësa në kuadër.
Një dëshmitar vuri re automjetin dhe njoftoi policinë ndërkohë që rezulton se celulari i tij rezulton i fikur prej mbrëmjes së të dielës.
Një kamerier në një restorant në zonën ku u raportuan gjurmët e fundit të shqiptarit babai i tre fëmijëve tha se ai kishte drekuar bashkë me dy bashkëatdhetarë dhe një djalë 10-vjeçar.
Biznesmeni shqiptar kishte dhënë shumë borxhe dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet. Ndërsa një ditë pasi humbi gjurmët ai do të kishte një takim me një pronar hoteli i cili duhet t’i paguante 30 mijë euro për punën që kishte bërë.