-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Gjithnjë e më shumë pasaporta serbe për qytetarët rusë

Kryesoret

Nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia deri më 24 gusht, Qeveria e Serbisë u dha shtetësinë 29 shtetasve të Federatës Ruse – çfarë do të thotë 70 për qind më shumë se në 12 muajt e vitit të kaluar.

Në mesin e tyre janë kryesisht sportistë dhe biznesmenë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën.

Për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt. Vendimi ua bën më të vështirë qytetarëve rusë hyrjen në bllok.

Shtetësia në Serbi jepet në bazë të një neni të Ligjit për shtetësinë, i cili i lejon Qeverisë të lëshojë pasaporta serbe për personat, “pranimi i të cilëve në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”.

Bazuar në këtë, Qeveria e Serbisë, vitin e kaluar, mori 53 vendime për dhënien e shtetësisë – prej tyre, 17 ishin për qytetarë rusë.

Sipas Ligjit për shtetësinë në Serbi, shtetasit e huaj mund të marrin nënshtetësinë serbe në dy mënyra.

Sipas nenit 19 të të njëjtit ligj, shtetësinë e Serbisë mund ta marrë edhe i huaji, i cili nuk i plotëson kushtet e kërkuara.

Por “pranimi i të cilit në shtetësinë e Republikës së Serbisë do të përfaqësonte interes për Republikën e Serbisë”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit