Një 28-vjeçar është arrestua këtë të dielë në Durrës.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës se tij. Ai do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.