Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me masat e sigurisë që qeveria “Kurti” ka ndërmarr për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë. Ai është shprehur se kjo skemë duhet patjetër të implikohet dhe në Shqipëri.
Blushi u shpreh se Kosova me një buxhet dyfish më të ulët se Shqipëria, miraton një paketë ndihmë që lehtëson qytetarët, ndërsa taksat e shqiptarëve vidhen nga inceneratorët edhe rrugët e florinjta.
“Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!
Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.
Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë,” ka shkruar Blushi në Facebook.