-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Binjakët e ekselencës drejt Gjermanisë, Meta: Ka diell për të gjithë

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta ka regauar sërish ndaj fenomenit të ikjes së të rinjve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Ai ka prekur historinë e binjakëve ekselentë, të cilët pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, kanë shprehur dëshirën për tu larguar në Gjermani.

Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Shqipëria ka diell për të gjithë!” ka shkruar Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit