Një letër e përbashkët nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur këtë të diel për Albin Kurtin.
Në letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie tejet të rëndësishme.
Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij, thuhet në këtë letër.
Letra e plotë drejtuar Kryeministrit Kurti:

Gjatë ditës së sotme edhe presidenca e Serbisë ka prezantuar një letër të përbashkët nga Macron dhe Scholz ku kërkojnë edhe nga ai vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira në dialogun Kosovë-Serbi.