Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës në një fermë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit.
Sii pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, kur dy punëtorë, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit me oksigjen në vend.
Dy burrat e moshës 39 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë dhe vdiqën pak më vonë.
Mediat greke raportojnë se një tjetër punëtor ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar fillimisht në spital.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit grek, Gerasimos Fatouros, baba i tre fëmijëve, si dhe shqiptari fatkeq, i cili gjithashtu humbi jetën, do të transferohet në Janinë për kryerjen e nekropsisë.