-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 vite pas sulmit terrorist në Francë, gjykata vendos fatin e 8 personave mes tyre dhe një grua

Kryesoret

Shtatë burra dhe një grua do të dalin në gjyq këtë të hënë, për sulmin e ndodhur në Nisë, ku të vrarë mbetën 86 persona.

Ngjarja e ndodhur në 2016, ditën Kombëtare të Francës, ku direkt pas festime një kamion hyri mes turmës duke shkaktuar tragjedinë.

Në këtë sulm terrorist 86 njerëz, përfshirë 15 fëmijë dhe adoleshentë, humbën jetën dhe 450 të tjerë u plagosën. Nga të vdekurit, 33 ishin shtetas të huaj.

Sulmuesi, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, u vra nga policia.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e rëndë në Nisë.

Hetuesit francez nuk gjetën asnjë të dhënë për këtë, veç faktit që autori ishte frymëzuar nga propaganda islamike.

Bouhlel, një 31-vjeçar tunizian me banim të përhershëm në Francë, konsiderohet i vetmi përgjegjës për vrasjet.

Me vdekjen e autorit, pak viktima presin të marrin drejtësi.

“Jam e zemëruar. Dëmi emocional ka lënë një plagë të madhe në gjashtë vitet e fundit, por tani presë dënime nga sistemi i drejtësisë dhe zbatim të tyre. Kam dyshime për këtë. Sot ka nevojë për drejtësi dhe dënime”, thotë Daniell Lechailler, e cila humbi bashkëshortin në sulmin e vitit 2016 në Nisë.

Tre të dyshuar akuzohen për komplot terrorist për lidhje të dyshuara me sulmuesin Bouhlel.

Pesë të tjerë përballen me akuza të tjera penale, duke përfshirë sigurimin e armëve për sulmuesin.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënime nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit