Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Shefja e qeverisë së Beogradit, do të vizitojë në fillim Mitrovicën, për të udhëtuar më pas në Zveçan dhe Leposaviç, ku do të takohet me zyrtarë serbë.
Sipas zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, vizita e Brnabic në Kosovë është në përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur dy vendet nisën të zbatojnë marrëveshjen e arritur për dokumentet, e pritet të arrijnë një marrëveshje edhe për çështjen e targave, reciprociteti për të cilën ka hyrë në fuqi deri më 31 tetor.