Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj mblodhi sot grupin në kryesinë e Kuvendit.
Gazetarët e pyetën se përse nuk i zhvillon mbledhjet në selinë e PD-së, por në kafe dhe hotele si pak ditë më parë?
“Për kuriozitetin tuaj, kafe miqësore jemi mbledhur dhe mblidhemi gjithmonë. Ishte një kafe miqësore.
Diskutimi kryesore ishte i natyrës politike. Pozicionimit të deputetëve. Nuk marrim vendime. Nuk ka qenë vendi.
s sipas rregullave parlamentare dhe partiake. Kafe kemi dhe do të kemi. Besoj se kjo është një çështje e qartë, e diskutuar shumë kohë më parë.
E rëndësishme është qëndrimi dhe prania e të gjithë deputetëve, të fokusohemi te këto prioritete” tha ai.
Në fund, ai u pyet edhe për gjyqin për vulën e PD-së, që ndodhet në Apel? “Nuk kam ndonjë informacion.
I vetmi është ai i para disa muajve, momentin që kaloi cështja në Apel, jemi në pritje që të shprehet. Heshtim derisa gjykata të shprehet” tha ai.