Policia italiane ka zbardhur disa detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar, Fatmir Ara.
Ata kanë treguar për vendin ku u gjet trupi i biznesmenit si dhe kanë shtuar dyshimet se ai mund të jetë ekzekutuar në vend tjetër dhe thjesht është lënë në afërsi të lumit të fshatit.
Për të vërtetuar dyshimet e policisë, pritet të dal akt-ekspertiza e trupit të të ndjerit.
Ata kanë konstatuar hematoma në trupin e viktimës, të cilat se dyshohen të jenë shkaktuar gjatë përplasjes me autorët.
Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur në Itali.
Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja që në datën 2 shtator. Biznesmeni është gjetur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino).
Trupi i pajetë, sipas asaj që mësohet, është gjetur në tokë, pak hapa larg një karroce të errët të parkuar përgjatë një rruge të vogël.