-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO-Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar në Itali, u qëllua me tre plumba në trup 

Kryesoret

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur në Itali. Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja që në datën 2 shtator.

Biznesmeni është gjetur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino). 

43 vjeçari ishte pronar i kompanisë Nuova Edile me seli në Mathi. Menjëherë pasi gruaja e tij bëri denoncimin, karabinierët nisën kërkimet dhe pas dy ditësh Fatmir Ara u gjet i vdekur në një rrugë fshati, jo shumë larg vendit të punës.

Pista e parë ku po heton policia italiane është ajo e vrasjes, pasi në trupin e biznesmenit me origjinë shqiptare janë gjetur tre plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.

Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.

Vendi ku u gjet i vdekur Fatmir Ara

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit