IKMT po vazhdon prishjen e oborrit të resortit të Hysenbelliut për ditën e katërt rresht. Pas prishjes së dy pishinave, po shkallmohet dhe pista, e cila sipas mediave është e ideuar nga vet Edi Rama.
Shkrimi i mediave të Hysenbelliut
Gjatë ditës së sotme, edhe pse zyrtarisht është pushim fadromat dhe matrapikët e rëndë të arsenalit të IKMT-së, nuk janë ndalur aksionin e paligjshëm për shembjen e disa strukturave në “Prestige Resort”.
Që nga e premtja kur edhe nisi sulmi i paprecedentë dhe deri më sot janë shkatërruar plotësisht dy pishinat në ambientet e jashtme, por edhe pista e “Prestige Resort”, ndërtimin e së cilës e kishte propozuar vetë kryeministri Edi Rama.
Sipas burimeve, urdhri për të tejkaluar orarin e punës, ju ka ardhur punonjësve të IKMT-së nga Tirana.