-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria i përgjigjet Serbisë për aleancën ushtarake

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka thënë se çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën në të njëjtën kohë edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë.

Në një reagim pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç se aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci është kërcënim për Serbinë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka thënë se politika e Shqipërisë është e bazuar në bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe integrim evropian të rajonit.

“Së pari, pretendimet për një të ashtuquajtur ‘aleancë tripalëshe’ kundër Serbisë janë të pavërteta dhe tërësisht të ekzagjeruara. Sado me forcë apo në mënyrë të përsëritur të përmendet kjo, nuk e bën të vërtetë. Shqipëria nuk është pjesë e asnjë aleance rajonale apo tjetërsoj të drejtuar kundër ndonjë vendi të rajonit.

Ne ndajmë të njëjtën qasje me partnerë dhe aleatë të tjerë rajonalë, përfshirë Kroacinë, për këtë çështje. E vetmja aleancë ku Shqipëria bën pjesë është Aleanca Atlantike, NATO, së bashku me Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe vende të tjera aleate, e cila i ka dyert e hapura edhe për Serbinë”, ka thënë Hoxha.

Për Kosovën, ai ka thënë se qëndrimi është i qartë: “Shqipëria mbështet fort e pa asnjë mëdyshje sovranitetin dhe integritetin territorial të saj dhe dënojmë çdo veprim apo retorikë që cenon stabilitetin në veri apo diku tjetër. Por po aq e rëndësishme është që të ruhet qetësia, të shmangen provokimet dhe të ecet përpara përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian” tha ai për TCH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit