-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçevski iu bën maqedonasve premtimin e madh dhe u kërkon ndihmë për “propozimin francez”

Kryesoret

Qeveria e Maqedonisë së Veriut beson se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe kryeministri Kovaçevski, këtë të hënë.

“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, ka deklaruar Kovaçevski.

Duke komentuar kritikat e opozitës, por edhe të opinionit publik, lidhur me marrëveshjen me Bullgarinë. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së.

Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.

Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.

“E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt”, ka thënë Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit