Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani është shprehur kundër nismës së qeverisë për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
Nisma synon pezullimin e gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun dhe që marrin vendime në kundërshtim me ligjin.
Ish-deputeti e cilëson lëvizjen futje të qeverisë në punët e drejtësisë për të goditur të pabindurit.
“Këshillimin Kombëtar, një letër dhe zarf që nisi qeveria para disa muajsh derë me derë, dhe që shkelej me këmbë nëpër hyrje banesash, besoj e mbani mend.
As qeveria nuk e ka harruar, dhe do të kthejë së shpejti në ligj një prej pyetjeve, e cila po sipas qeverisë, është miratuar nga populli.
Si mendoni ju? Pyet qeveria.
Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 përqind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht.
Alarmi i parë që duhet ngritur, madje me gjithë fuqinë dhe mundësinë, është goditja me e rende dhe mu ne zemër, qe qeveria po planifikon ti japë sistemit demokratik shqiptar, duke rrënuar një nga shtyllat kryesore mbi te cilat ky sistem ngrihet, pavarësia e gjyqësorit.
Janë disa dilema që lindin:
Kush e përcakton nëse vendimmarrjet e gjyqtareve, janë ose jo, haptazi në kundërshtim me ligjin?
Pse duhet të ketë komisione apo ‘grupe të gatshme’, që ngrihen për të penalizuar gjyqtarët?
Pse duhet dubluar vetingu? Ka rënë besimi te vetuesit e huaj, apo ata janë pengesë dhe mund të kalojnë gjyqtarët apo prokurorë, që drejtësia e partisë nuk i preferon?
Sa mundësi ka qe një nismë e tillë, të përdoret si gjueti shtrigash. Pra, si rast për të eliminuar gjyqtaret e pabindur, ata që shkelin vijën e partisë, e me radhë” shprehet ai.