-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politika në Kosovë kujton Nënë Terezën: Ishte nëna e madhe e gjithë botës

Kryesoret

Në 25 vjetorin e vdekjes së humanistës Nënës Terezë, krerët shtetërorë të Kosovës kanë vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë duke e përkujtuar atë.

Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca e çmuan dhe nderuan lartë jetën dhe veprën e saj.

Presidentja Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari gjithë veprën dhe misionin e saj që iu tregoj gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, deklaroi se ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë për veten e saj dhe kjo duhet të mirret si shembull nga të gjithë.

“Jeta e Nënës Terezë është vepër për të gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës. Ne e afirmojmë sot atë për tu marr shembull se si duhet të veprohet për të mirën e përgjithshme. Ajo I dha shumë botës dhe nuk mori asgjë”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se shembulli dhe puna e saj ka inspiruar miliona njerëz në botë për të bërë bamirësi.

“Po e nderojmë dhe kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar dhe të mbarë botës, Nënën Tereze. Shembulli i saj ka inspiruar milliona njerëz anë e mbanë botës, mirëpo ajo nuk e harroj asnjëherë popullin shqiptar”, u shpreh Konjufca./Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit