Ditën e djeshme Rita Ora ka mbërritur në Tiranë. Më 6 shtator, ajo do ngjitet në skenë në Tiranë konkretisht në sheshin “Skënderbej” ku do të këndojë për popullin e saj.
Ditën e sotme Rita ka vizituar “Shtëpinë e Ngjyrave” në Tiranë, ku ka shpenzuar kohë me fëmijët. Rita kërceu dhe këndoi me një grup vajzash të vogla.
Madje ajo ka treguar edhe se I ruan traditat shqiptare dhe ka hapur petë.