Një tërmet 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur të hënën pjesën jugperëndimore të Kinës, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 43 kilometra në juglindje të qytetit Kangding në provincën Siçuan, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Ende nuk ka raportime për viktima.
Dridhjet e tokës janë ndierë edhe në provincën Çengdu – që aktualisht gjendet në izolim për shkak të COVID-19.
Tërmetet ndodhin mjaft shpesh në Kinë, veçmas në jugperëndim të shtetit.
Një tërmet prej 8.0 shkallësh më 2008 në Siçuan la të vdekur mijëra persona dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Ndërkaq, në qershor, nga dy tërmet në jugperëndim të Kinës vdiqën të paktën pesë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Çengdu, një qytet me afër 21 milionë banorë, të dielën zgjati masën e izolimit për shkak të shpërthimeve të reja të pandemisë së koronavirusit.
Ky rajon po ashtu është goditur edhe nga valët e të nxehtit ekstrem që kanë shkaktuar thatësira./ REL