-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJE/ Kokainë me vlerë 10 mln euro, si u kap shqiptari në Itali

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i një 33-vjeçari shqiptar në Itali.

Mësohet se shqiptari në Ankona , prej tre muajsh kishte marrë me qira një apartament në Baraccola.

Shqiptarit iu gjetën 42 kilogramë kokainë me vlerë 10 milionë euro, në dy banesa që i kishte marrë me qira.

Ai punonte si tregtar makinash në Shqipëri që importonte dhe eksportonte rregullisht.

Megjithatë, sipas hetimeve të nisura nga policia financiare e Brescias, e cila i dha të dhëna karabinierëve për të kërkuar të dyshuarin pikërisht në zonën Baraccola, zbuloi se në fakt ai ishte një tregtar kokaine.

Sasia e madhe e kapur në Ankona mund të kishte kaluar përmes portit të qytetit dhe ndoshta nuk ishte e vetmja, por pjesë e një ngarkese shumë më të madhe.

Në fakt, droga e gjetur në makinë pjesërisht dukej e një cilësie të ndryshme nga ajo e gjetur më vonë në shtëpi, ndaj hetimet po zhvillohen për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me dy ngarkesa të ndryshme.

Në banesën në Ankona karabinierët gjetën 41 kilogramë drogë, materiale ambalazhi dhe gjithashtu një pistoletë të mbushur dhe disa fishekë, me dyshimin se kjo ishte një bazë magazinimi përpara se ndoshta ta transportonte kokainën diku tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit