-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, Rita Ora e përlotur: Duhet punuar me të rinjtë

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot në orën 20:00 do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Në një deklaratë për mediat ajo foli dhe për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares nga Kosova.

E përlotur tha se kjo nuk duhet të ndodhë dhe se duhet punuar fort me të rinjtë.

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem emocionale. Ajo çfarë ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë edhe një herë se sa e rëndësishme është për prindërit që të punojnë me fëmijët që këto ngjarje mos përsëriten më”, u shpreh Rita Ora.

Rita Ora do të performojë këngët e saj që numërojnë miliona klikime dhe ftoi të gjithë shqiptarët ti bashkohen pasi koncerti do të ofrohet falas.

Ajo tha se do ta shohë veten si një artiste gjithëpërfshirëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit