Një grua është vetëvarur në zonën e Frutikulturës në Tiranë. Forcat blu kanë arrestuar burrin e saj.
Sipas policisë, dy ditë më parë, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur një 55-vjeçare, Shahe Lika.
Nga verifikimet e kryera, ka pasi ka ndodhur ngjarja, bashkëshorti i saj, Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici.
56-vjeçari në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.