-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bënë masakër në Kanada, gjendet i vdekur njëri nga vëllezërit që kreu vrasjet

Kryesoret

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të kërkuar për një sulm masiv me thikë që la të vdekur 10 persona dhe 18 të plagosur në provincën e Saskatchewan të dielën, raporton BBC.

I dyshuari tjetër, vëllai i tij Miles Sanderson, 30 vjeç, është i lirë dhe besohet se është plagosur gjithashtu, njoftoi policia gjatë një konference për shtyp.

Sipas Rhonda Blackmore, zëvendësdrejtoresha e Policisë Mbretërore Kanadeze, Miles Sanderson mund të ketë nevojë për një mjek.

“Qindra” policë janë përfshirë në kërkimin për gjetjen dhe arrestimin e tij në tre provinca (Saskatchewan, Alberta, Manitoba).

Sulmet e së dielës në provincën e Saskatchewan ishin ndër më vdekjeprurësit në historinë moderne kanadeze.

Ndër viktimat e para të përmendura nga autoritetet kanadeze ishin një nënë e dy fëmijëve, një e ve 77-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe një pjesëtare e shërbimeve të ndihmës së parë.

Sipas autoriteteve, disa nga viktimat dyshohet se ishin në shënjestër të dy të dyshuarve, ndërsa të tjerët u sulmuan me sa duket rastësisht.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau kritikoi dje faktin se sulmet si ajo e së dielës janë bërë “shumë të zakonshme” në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit