-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plasi? Shalsi flet hapur: Ka gjëra që nuk shkojnë me këtë qeveri

Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debatet mes shumicës dhe opozitës në mbledhjen e sotme ku e pranishme për të raportuar ishte ministrja Ibrahimaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj e pyeti si ka mundësi që të harxhohen 3 milionë euro në këtë kohë krize për instilacionin e quajtur “Kopshti i Edenit” në ambientet e Kryeministrisë.

Zonja ministre unë ju pyeta për instilacionin, në ndërgjegjen profesionale si e vlerësoni ju, jo për ndërgjegjen politike, se e keni 10 me yll ju.

Se ju pyeta si e keni ju këtë investim 4 milionë euro në kohë kursimesh? Sot ju që keni pataten e nxehtë të menaxhimit të financave publike.

Të borxhit publik duhet të ndjeni një prekje në ndërgjegjen profesionale, si nënë, si vajzë, si qytetare. Ju duhet të shqetësoheni.

Ju jo vetëm 3 milionë euro, po as 3000 mijë dhe 30 mijë duhet t’Ju prekin në ndërgjegje”, tha deputeti i PD.

Ministrja u shmang, por debati vazhdoi. Në këtë moment ndërhyri kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, që pranoi se ka gjëra që nuk shkojnë brenda qeverisë dhe debate të brendshme te shumica.

Por ai kërkoi që shifrat të lexohen qartë dhe të respektohen titullarët e institucioneve, referuar ministres.

Është fatkeqësi e madhe kjo lloj opozite. Zoti Leskaj përmendët borxhin, merrni letrat dhe analizoni dhe thoni kjo nuk përputhet. Që ka gjëra që nuk shkojnë me këtë qeveri, pa diskutim.

Kemi edhe ne shqetësimet tona si deputetë, kemi edhe ne debatet tona të brendshme. Por ana të vendosësh në dyshim disa gjëra që janë të dukshme dhe të mos merresh me të tjerat!

Do të lutesha, që do të ishte edhe në nderin tonë, kur u drejtohemi titullarëve të jemi më të kujdesshëm. Ne mund të mos biem dakord. Ju mos mendoni që ministrja do të japë përgjigjet që doni ju.

Kemi edhe në pikëpyetjet dhe debatet tona dhe për të mbajtur nën kontroll qeverinë dhe të përgjegjshme.

Por edhe kjo lloj mënyre e të komunikuari duke hedhur gjithëfarë lloj shashkash….qeveria ka nevojë për opozitë, por në këtë mënyrë!!!!

Ka 101 gjëra qeveria që mund të kritikohet, por ajo që është e dukshme është e dukshme. Çfarë po ndodh në Europë, ku janë shifrat e inflacionit?

Duhet të bëjmë më shumë. Po. Apo paketat në ndihmë. Bota po flet për qirinj sa orë në ditë do përdorin qirinj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit