Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të martë një video nga djegia e plehrave në Shijak.
Ai ka akuzuar katërshen e politikanëve të akuzuar nga opozita si projektuesit dhe përfituesit e miliona eurove të inceneratorëve inekzistentë.
“Gjepalaj, plehrat i djegin në natyrë! Banorët thithin toksina me ajrin që marrin. Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj grabitën 420 milionë euro për djegësat që nuk ekzistojnë!”, shkruan Berisha