-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Inceneratorët po djegin 430 milionë euro, protestë për apatinë e SPAK-ut

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish sot skandalin e inceneratorëve.

Ai tha se janë 430 mln euro të parave të qytetarëve që po vidhen nga qeveria dhe bosët në kërkim.

“Siç inceneratorët, me faktet e bëra publike nga opozita, e kanë dëshmuar, Edi Rama bën milionerë një grusht njerëzish. 

Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë. Veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës.

Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë.

Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër.

Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm;

Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time;

Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.

Partia Demokratike, ashtu si gjatë verës, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet.

Ne do të protestojmë për apatinë e SPAK dhe do të kërkojmë aleancë me të gjithë faktorët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit